Italia shënon Ditën e Çlirimit me flamuj dhe këngë

  • 25 April 2020 - 18:58
 Italia shënon Ditën e Çlirimit me flamuj dhe këngë

Banorët e Italisë e kanë shënuar Ditën e Çlirimit, larg grumbullimit dhe daljes jashtë shtëpive, sikurse zakonisht. Për dallim nga e kaluara, ata kanë vënë flamuj në dritaret e tyre dhe kanë kënduar këngë rezistence.

Të shtunën ky vend ka festuar 75-vjetorin e çlirimit të Italisë nga pushtimi nazist.

Zakonisht veteranët kanë marshuar nëpër qytetet e gjithë shtetit, mirëpo këto ngjarje janë anuluar pas pandemisë me koronavirus.

E gjithë Italia është izoluar nga 9 marsi, derisa afro 26,000 persona kanë vdekur gjatë kësaj kohe nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në orën 15:00 njerëzit kanë kënduar këngën, Bella Ciao, një himn i rezistencës.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerin u ka bërë thirrje njerëzve që të tejkalojnë krizën duke përmendur vlerat e unitetit dhe solidaritetit përgjatë rezistencës së treguar në Luftën e Dytë Botërore.

(Kosova Sot Online)