Rrugët e Skënderajt mbushen me vetura të protestuesve për shkak të deklaratave të Gashit

  • 25 April 2020 - 23:17
 Rrugët e Skënderajt mbushen me vetura të protestuesve për shkak të deklaratave të Gashit

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur protestë kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.

Banorët e Skënderajt kanë zgjedhur që të dalin në rrugët e qytetit me veturat e tyrë dhe të protestojnë ndaj deklaratave të ish këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – Shkëlzen Gashit.

PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së.

“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

Gashi dje nëT7 ka thënë se UCK’ja bëri krime lufte ndaj 1000 civilëve serbë. Deklaratë kjo që shkaktoi shumë reagime.

Ndërsa sot shefi i tij, Albin Kurti, e liroi nga detyra duke thënë se edhe ky vet nuk pajtohet me disa deklarata të tij. Megjithatë Kurti nuk e potencoi se nuk pajtohet në deklaratat e Gashit të cilat i bëri dje.

(Kosova Sot Online)