Një muaj paraburgim për prishtinasen që rrahu nënën e saj

  • 26 April 2020 - 18:19
Një muaj paraburgim për prishtinasen që rrahu nënën e saj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurës F.P., për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Gjykata ka vlerësuar se nëse e pandehura do të jetë në liri, e njëjta do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara - nëna e saj N.P.

Po ashtu, ekziston rreziku se e pandehura mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës më datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P., andaj paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)