Gjendet i vdekur brenda banesës biznesmeni shqiptar

  • 27 April 2020 - 19:03
 Gjendet i vdekur brenda banesës biznesmeni shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot edhe në Elbasan, ku është gjetur i pajetë një biznesmen.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një exchange në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit të Elbasanit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit.

Biznesmeni i njohur me emrin Tan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarët, raporton News24. Ai dyshohet se ishte vetëmbytur me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e banjos.

(Kosova Sot Online)