Akuzë e rëndë e analistit: Përgjegjësi i avullimit të milionave të fondit të 3 përqindëshit vrapon të bëjë qeverinë, merr pozitën e kryeministrit

  • 28 April 2020 - 06:52
Akuzë e rëndë e analistit: Përgjegjësi i avullimit të milionave të fondit të 3 përqindëshit vrapon të bëjë qeverinë,  merr pozitën e kryeministrit

“Isa Mustafa njihet për dredhitë e tij në politike, që nga koha e komunizmit në ish Jugosllavi. Të njëjta dredhi i ka bërë edhe si ministër i financave në ekzil. Përgjegjës i avullimit të dhjetëra milionave të Fondit të 3 përqindëshit. Çfarë mund të pritet tjetër nga ky njeri. Ky njeri për interesa personale është në gjendje të bëjë çmos. Edhe të shkel Kushtetutën, vetëm e vetëm ta përmbush egon e tij të sëmurë dhe të bashkë partiakëve të tij”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Image
Faik Krasniqi

Derisa LDK-ja është në proces të diskutimit me partnerët që ka zgjedhur për ta bërë qeverinë e re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocionin ë këtij subjekti politik, analistët politik vazhdojnë të jenë tepër kritik, madje duke e parë krejtësisht të pa pranueshme dhe aspak serioze një Qeverisje të drejtuar nga LDK-ja me ish partnerët e PAN-it, aq më tepër kur edhe pozitën e kryeministrit do ta ketë ky subjekt politik LDK, sepse nuk mundë të jetë parti që angazhohet për shtetin e së drejtës, derisa dite që që kryetari aktual i Isa Mustafa, është përgjegjësi kryesor për abuzimet me paratë e qytetarëve në ditët më të vështira të luftës, Fondin 3%, për të cilin askush akoma nuk ka dhënë llogari.

Kështu është shprehur për “Kosova Sot Online”, analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit, deklarimi i zyrtarëve të i LDK-së se janë gati ta marrin mandatin për ta bërë Qeverinë e re, madje janë vetëm duke diskutuar më partnerët AAK-NISMA-AKR dhe minoritetet për ndarjen e pozitave, vetëm sa dekonspiron tërësisht plani tinëzar i LDK-së për ta grabitur drejtimin e Qeverisë nëpërmes të puçit i cili u realizua në Kuvend me mocionin e ngritur pikërisht nga kjo parti politike dhe të votuar me 25 mars.

Analisti Faik Krasniqi thotë se rikthimi i LDK-së në partneritet me ish qeveritarët e PAN-it nga mandati i kaluar, dhe rezervimi i pozitës së kryeministrit për njeriun më të afërt të Isa Mustafën, është tradhti e llojit të vetë, një zgjidhje tepër e dëmshme për Kosovën, dhe shuan të gjitha shpresat e qytetarëve për luftimin e krimit e të korrupsionit, pasi që është vetë kryeministri Mustafa, i cili edhe në koalicion me PDK-n ishte krye të shtetit por u rrëzua në gjysmën e mandatit, dhe akoma vazhdon ta ketë mbi kokë hipotekën e abuzimit me Fondin 3%, fond i mbledhur gjithandej diasporës shqiptare në emër të luftës për liri dhe për shtet ndërtim, por që u abuzua dhe kurrë nuk u dha llogari nga askush para drejtësisë së shtetit të ri të Kosovës.

“Isa Mustafa njihet për dredhitë e tij në politike, që nga koha e komunizmit në ish Jugosllavi. Të njëjta dredhi i ka bërë edhe si ministër i financave në ekzil. Përgjegjës i avullimit të dhjetëra milionave të Fondit të 3 përqindëshit. Çfarë mund të pritet tjetër nga ky njeri. Ky njeri për interesa personale është në gjendje të bëjë çmos. Edhe të shkel Kushtetutën, vetëm e vetëm ta përmbush egon e tij të sëmurë dhe të bashkë partiakëve të tij”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, vetë linçimi dhe anashkalimi i kandidates për kryeministër të Kosovës nga LDK. Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar flet shumë, tregon se lidhja partiake e të korruptuarve është gati ta uzurpon shtetin, duke mos përzgjedhur për partner asnjë nga subjektet politike që janë përgjegjës për zhvatjen dhe plaçkitjen që kanë bërë në mandatet e kaluara.

“Anashkalon Vjosa Osmanin dhe nuk e thërret në mbledhje te partisë ku diskutohej për krijimin e qeverisë, zonja që i shpëtoi nga debakli. Nuk është faji vetëm i Isa Mustafes, por edhe i gjithë partisë. Njerëz të pa kurrizor. Para zgjedhjeve fshiheshin pas Vjosa Osmanit. Kurse pas zgjedhjeve e hodhën poshtë. Me hajnat e AAK dhe Nismës duan ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do ta shohim në zgjedhje se çfarë debakli do të pësojnë, për shkak të veprimeve të tyre idioteske”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)ë