Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

  • 29 April 2020 - 17:39
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Bradash të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Bradash të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë lënduar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)