Spanja regjistroi sot 325 vdekje të reja nga koronavirusi i ri

  • 29 April 2020 - 21:16
Spanja regjistroi sot 325 vdekje të reja nga koronavirusi i ri

Spanja regjistroi sot 325 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, një shifër ditore në rritje, në krahasim me 301 të ditës së djeshme dhe duke e çuar totalin në më shumë se 24 000, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 24 275 persona kanë vdekur nga COVID-19 në vend, një nga më të prekurit në botë nga pandemia.

“Numri i pacientëve të shëruar arriti në 6 399, një shifër që përbën një rekord ditor, që nga fillimi i epidemisë, por që është e njëanshme, sepse shërimet nuk datojnë të gjitha nga 24 orët e kaluara”, saktësohet në dokumentin qeveritar.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara me teste brenda 24 orëve të fundit arriti në 2 144.

Në Spanjë janë identifikuar gjithsej 212 917 raste infektimi që nga fillimi i epidemisë dhe janë shëruar 108 947 njerëz.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez vendosi të martën planin për daljen nga kufizimi, i cili do të zhvillohet në faza deri në fund të qershorit dhe ecuria i të cilit do të varet nga evolucioni i pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)