PDK e shtyn konferëncën pas paralajmërimit të Thaçit

  • 30 April 2020 - 15:49
 PDK e shtyn konferëncën pas paralajmërimit të Thaçit

PDK njofton se e ka shtyrë për një orë konferëncën për media, që e kishte paralajmëruar për orën 16:00.

“Partia Demokratike e Kosovës, konferencën për media të paralajmëruar për sot (e enjte, 30 Prill 2020), shtyhet për një orë, pra, mbahet në ora 17:00”, thuhet në njoftim.

E pak më herët, Zyra e Presidentit ka njoftuar se Hashim Thaçi do t’u drejtohet mediave në orën 16:00.

Zyra e Presidentit nuk ka dhënë arsyet e thirrjes së kësaj konference.

(Kosova Sot Online)