Vuçiq e Daçiq e tallin pak shefin e BE’së me COVID -19 në Beograd, përmendin përqafime e puthje

  • 30 April 2020 - 15:52
 Vuçiq e Daçiq e tallin pak shefin e BE’së me COVID -19 në Beograd, përmendin përqafime e puthje

Përqafimet dhe puthjet janë dy prej vepriemve të cilat janë të ndaluara rreptësisht gjatë kohës së pandemisë COVID-19 për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit nga një njeri tek tjetri.

Me një fakt të tillë sot kanë bërë shaka presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, në prani të shefit të Zyrës së BE’së në Beograd, Sem Fabrizzi.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur derisa po pranin një donacion me ndihma nga Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.

Derisa ishin rreshtuar për të bërë një fotografi, Vuçiq ka paralajëmruar shefin e Zyrës së BE’së në Serbi se Daçiq i ka qejf përqafimet.

“Sem, kujdes sepse Daçiq i ka qejf përqafimet”, ka thënë Vuçiq.

Një shakaje të tillë të Vuçiqit i është përgjigjur menjëherë Daçiq duke thënë se ka ka qejf edhe të puthë.

(Kosova Siot Online)