Inteligjenca amerikane: Koronavirusi nuk është bërë nga dora e njeriut

  • 30 April 2020 - 17:48
Inteligjenca amerikane: Koronavirusi nuk është bërë nga dora e njeriut

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është prodhuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.

Por, ata thonë se ende po ekzaminojnë nëse origjina e gjurmës pandemike është nga kontraktimi me kafshë apo nga ndonjë aksident në një laborator kinez, shkruan Daily Mail.

Ditët e fundit administrata Trump ka mprehur ligjërimin ndaj Kinës, duke e akuzuar partnerin tregtar që nuk ka vepruar me shpejtësi të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Komuniteti i Inteligjencës gjithashtu pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor se virusi COVID-19 nuk është prodhuar e as modifikuar gjenetikisht”, thuhet në deklaratë.

“IC do të vazhdojë të ekzaminojë me rreptësi informacionin për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara apo nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan”, thuhet tutje.

Shkencëtarët thonë se virusi lindi natyrshëm në lakuriqë.

(Kosova Sot Online)