Zemra i ndaloi së rrahuri kur mjekohej për Covid, 60-vjeçarit i ndodh mrekullia

  • 01 May 2020 - 10:13
Zemra i ndaloi së rrahuri kur mjekohej për Covid, 60-vjeçarit i ndodh mrekullia

Ankara- Një pacient 60-vjeçar në Turqi, zemra e të cilit pushoi së rrahuri për pak teksa po merrte trajtim për koronavirusin e ri (COVID-19) ka dalë nga spitali pas shërimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjekimi disa javor i Mustafa Yangin nga COVID-19 në provincën veriore të Amasia-s mori fund të mërkurën, pas së cilës ai u nxor nga spitali mes duartrokitjeve të personelit mjekësor.

Ndërsa ishte nën trajtim, mjekët arritën të risillnin në jetë Yangin pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri. Ai falënderoi të gjithë stafin mjekësor për përpjekjet e tyre për ta rikthyer atë në jetë dhe për trajtimin e pacientëve të tjerë nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Turqi me koronavirus është 117.589 ndërsa numri i të shëruarve nga virusi tejkalon shifrën 44 mijë, më shumë se një e treta e rasteve totale, tha ministri i Shëndetësisë së vendit.

(Kosova Sot Online)