Presidenti Thaçi: Do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

  • 01 May 2020 - 19:25
 Presidenti Thaçi: Do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se do ta respektojë vendimin.

Njoftimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH.

(Kosova Sot Online)