Skenderaji e mposht koronavirusin, shërohen të gjithë të infektuarit

  • 01 May 2020 - 22:27
 Skenderaji e mposht koronavirusin, shërohen të gjithë të infektuarit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se të gjithë të infektuarit me koronavirus në Skenderaj janë shëruar.

Ai tha se bashkë triumfojmë dhe lajmi për shërimin e të gjithë të infektuarve është lajm i jashtëzakonshëm.

Në fund, Jashari falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan me Komunën e Skënderajt dhe vendimet e qeverisë për masat kundër parandalimit të pandemisë.

Ky është postimi i plotë:

Bashkë triumfojmë!

Lajm i jashtëzakonshëm! ë

U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë.

Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.

Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Faleminderit bashkëvendas që po i përmbaheni masave parandaluese që kemi ndermarrë.

Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!

(Kosova Sot Online)