Zebra e pafat përfundon në gojën e krokodilit pasi përpiqet ta kalojë lumin

  • 02 May 2020 - 10:39
 Zebra e pafat përfundon në gojën e krokodilit pasi përpiqet ta kalojë lumin

Një zebër e ka pësuar keq pasi u përpoq ta kalonte një lumë në Keni. Ajo përfundoi e copëtuar nga disa krokodilë të uritur.

Nimit Virdi, një fotograf nga India, i bëri disa fotografi ku shihen krokodilët duke e sulmuar kafshën e gjorë.

Ai i zuri këto momente përderisa e shikonte një tufë zebrash që priste për ta kaluar lumin Mara, shkruan “Daily Mail”.

Pasi njëra prej zebrave u fut në ujë, mbi dhjetë krokodilë e rrethuan atë dhe e shqyen trupin e saj për pak minuta.

Në fotografitë e fotografit indian shihet që megjithatë, një zebër ia arriti ta kalonte lumin dhe të shpëtonte nga krokodilët e rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)