Dr. Aliu : Qeveria LDK,AAK, NISMA dhe LISTA SERBE nuk duhet të lejohet, sepse do të ishte 100% antikushtetuese dhe antishqiptare!

  • 06 May 2020 - 06:53
 Dr. Aliu : Qeveria LDK,AAK, NISMA dhe LISTA SERBE nuk duhet të lejohet, sepse do të ishte 100% antikushtetuese dhe antishqiptare!

Disa komandantë të luftës po kthehen te okupuesi e dhunuesi serb  , ekzaktë  sikurse  psikologjia e jep. Por unë besojë që Kosova do të fitojë betejën me krimin , dhe ky dekret do të shpallet antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kosova duhet të shkon në zgjedhje të reja që populli të thotë fjalën e vet sërish në mbrojtje të demokracisë ...

 

 

Image
Hysni Aliu

Analisti politik, doktor Hysni Aliu, duke qenë optimistë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit të Kosovës, me të cilin është mandatar në kundërshtim me Kushtetutën LDK-ja dhe kandidati i saj Avdullah Hoti për ta bërë Qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se Gjykata kushtetuese ka bazë të mjaftueshme që ta anulon dekretin e kontestuar nga LVV. Aq me tepër, sipas Aliut, një qeveri e tillë nuk duhet lejuar të formohet pasi që duke qenë në kundërshtim me Kushtetutën, do të jetë edhe e varur tërësisht nga Lista serbe dhe politika destruktive e Beogradit.



-Rrëzimi i qeverise Kurti, e para në historinë e Kosovës me një kryeministër dhe ministra të pa korruptuar , ka qenë një gjë tronditëse për qytetarët e Kosovës. Popullit ju shtua edhe një ankth i panevojshëm, përveç ankthit si rrjedhojë e koronavirusit. Rrëzimi i Qeverisë Kurti, tregoj që sa e fortë është nëntoka e dirigjuar plotësisht nga Serbia nëpërmes të partive robëruese politike shqiptare LDK AAK NISMA AKR E PDK, të cilat kanë një addiksion në Serbinë dhe Listën Serbe. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e dekretit të Presidentit ka qenë një lajm tepër i mire për gjithë popullin. Ky lajm, ka lehtësuar dhimbjen çdo njeriu që gjykon arsyeshëm. Është një rregull fatkeqe në psikologji, ku, njeriu që ka qenë viktimë e dhunës dhe terrorit, çuditërisht dhe fatkeqësisht i kthehet dhunuesit dhe terrorizuesit, duke vazhduar të jetë pa vetëdije në shërbim të tij. Këtë po e bëjnë partitë e lartë përmendura, së bashku me Presidentin, të cilët nuk po ia dalin kurrsesi të largohen nga pushtuesit serb, të cilët nga pushtimi fizik, kaluan në një pushtues psikologjik, duke zotëruar çdo veprim dhe gjithë qenien njerëzore të këtyre udhëheqësve kosovare. Nëse ata befasohen nga kjo që po them, le të më tregojnë pra , se për çfarë arsyeje qenka më e mirë një qeveri që është plotësisht e varur nga Lista Serbe e si rrjedhojë logjike nga Beogradi, në krahasim me një qeveri që po këta addikta e rrëzuan, dhe e cila ishte plotësisht e pa varur nga Lista Serbe, dhe nga Beogradi, qeveri e pa korruptuar e si rrjedhojë e pa shantazhueshme. A po e kuptojnë këta udhëheqës të këtyre partive që e kanë turpëruar luftën e tyre dhe gjakun e dëshmorëve, shumë prej të cilëve janë edhe nga familjet e tyre. A po e kuptojnë që me veprimet e tyre po shkaktojnë ankth , humbje të gjumit e stres të pa masë tek njerëzit sepse kjo që po bëjnë është dhunim i vullnetit të tyre të shprehur me votën e 6 tetorit dhunim për së dyti nga pushtuesi serb që po realizohet nëpërmes tyre.A po e kuptojnë këta udhëheqës partiak, se sa fyese është për ne, kur po na drejtohen me thënien " të dashur qytetar" , ashtu siç na u drejtohej Millosheviqi me "dragi gragjani" e pas kësaj bënte çdo gjë të keqe ndaj këtij populli”, thotë Hysni Aliu




Madje ai pyet se si mundesh ti drejtohesh një populli me " i dashur qytetar" ndërsa në anën tjetër të bësh koalicion me Serbinë gjenocidale.


“Ju lutem, mos na fyeni, së paku fyerjen nuk ua kemi borxh! Sipas mendimit tim, qeveria LDK AAK NISMA Lista serbe , nuk duhet të lejohet, pikërisht nga Gjykata Kushtetuese sepse ajo do të ishte antikushtetuese, një precedan i tmerrshëm për të ardhmen, por do ishte edhe një qeveri 100% e varur nga Lista Serbe dhe Serbia, si rrjedhojë antishqiptare. Pa marr parasysh, verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, formimi i asaj qeverie do ishte plotësisht nën mëshirën e Listës Serbe dhe Beogradit, sepse edhe një votë e vetme e tyre do jetë përcaktuese për atë qeveri, e dhimbshme apo jo, për disa komandantë të luftës që po kthehen te okupuesi dhe dhunuesi, ekzakt sikurse psikologjia e jep. Një qeveri LDK AAK NISMA Lista serbe, do i shërbente mbijetesës së krimit të organizuar, do ja mundësonte presidentit Thaçi edhe një mandat tjetër, por do ta bënte edhe të pamundshëm heqjen e regjimit të vizave nga BE ja, si pasoj e frikës për eksod të popullit, si rrjedhojë e dëshpërimit në qeverinë pro serbe. Kjo qeveri do ta largonte reciprocitetin e pjesshëm dhe do të detyrohej të bënte lëshime tjera ndaj Serbisë, sepse çdo ditë e kësaj qeverie do të varej nga Lista Serbe dhe Beogradi, pra kur do të donin ata do ta rrëzonin. Të mbeturit jashtë i PDK së, tregon që kjo qeveri nuk do formohej për të përmbushur ndonjë dëshirë të Grenellit, por për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe si rrjedhoje do ti shërben vetëm Serbisë. Unë besoj shumë që Kosova do fitoj në këtë betejë me krimin, dhe ky dekret do të shpallet antikushtetues nga Gjykata kushtetuese, përndryshe, ditë të errëta e presin Kosovën. Definitivisht, Kosova duhet të shkon në zgjedhje të reja, në mënyrë që populli ta thotë fjalën e vet sërish. Mos të harrojmë, në Kosovë, tani është duke u mbrojtur rendi demokratik Evropian e më gjerë. Kjo e bënë edhe më të fortë bindjen time që e keqja do mposhtet”, thotë analisti politik doktor Hysni Aliu.

(Kosova Sot Online)