Albin Kurti sot merr pjesë në takimin e social-demokratëve të Evropës bashkë me Ramën e Zaevin

  • 06 May 2020 - 12:54
Albin Kurti sot merr pjesë në takimin e social-demokratëve të Evropës bashkë me Ramën e Zaevin

Në kuadër të Samitit të Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të mbahet edhe një takim përmes një video-konference i liderëve social-demokratë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kreun e PS-së, Edi Ramën, Zoran Zaevin dhe Alexis Tsipras.

Një takim të tillë e ka konfirmuar eurodeputetja Kati Piri, e cila do ta moderojë një takim të tillë të nivelit të lartë.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe perspektiva e anëtareësimit është një nxitje e madhe për reformat e nevojshme”, ka shkruar Kati Piri.

(Kosova Sot Online)