Peja qe 7 ditë s’ka asnjë rast me COVID-19, pritet të ritestohen 67 persona të infektuar

  • 06 May 2020 - 16:52
 Peja qe 7 ditë s’ka asnjë rast me COVID-19, pritet të ritestohen 67 persona të infektuar

73 persona nga Peja janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19. Nga ta janë shëruar 5, ndërkaq ka vdekur 1. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë për media se tash e shtatë ditë nuk është paraqitur asnjë rast i ri me COVID-19 në këtë komunë

67 persona nga komuna e Pejës po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19. Mirëpo, kjo shifër pritet të ndryshojë, pasi në ditët në vijim po pritet të bëhen ritestime, për të parë nëse janë shëruar edhe këta persona të prekur me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, tha për Express se tash e shtatë ditë nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në këtë komunë.

Ai tregoi se Peja që nga dita e martë nuk është më zonë në karantrinë.

“Të gjitha mostrat që janë dërguar për testim kanë rezultuar negative. Po hyjmë në ditën e shtatë kur skemi asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Pejë. Nga dita e djeshme me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë Peja është hequr nga karantina. Nga sot Peja po funksionon me masat e reja të vëna nga MSH’ja, por me orarine  njejtë si deri më tani”, tha Loci.

Loci tha se gjatë ditëve në vijim pritet të ritestohen personat që tashmë janë konvifmuar me koronavirus.

“Gjatë ditëve në vijim do të ritestohen personat që kanë dalë pozitivë, por edhe kontsktet e tyre, nuk kemi raste të reja. Deri më tani të shëruar janë vetëm 5, për shkak se s’kemi bërë ritestime, por me siguri do të kemi të shëruar”, tha loci.

Ai shtoi se IKSHPK’ja i është përgjigjur kërkesës së pejanëve për testime.

“Në Komunën e Pejës IKSHPK’ja është përgjigjur sa herë ka pasur nevojë për testime. Momentalisht janë të planifikuara të kryhen vetëm ritestimet. Rastet të cilat paraqiten si urgjente i dërgojmë në Klinikën Infektive në Prishtinë për t’i testuar, por numri i tyre ka rënë dhe ka ditë që nuk e dërgojmë asnjë rast në Prishtinë”, tha Loci.

Ndërkohë, ai shtoi se nga e hëna e 4 majit në Pejë po vërehet fluks më i madh i qytetarëve, për shkak të lehtësimit të masava nga Ministria e Shëndetësisë.

“Që nga data 4 maj kemi një fluks të qytetarëve që lëvizin në rrugët e Pejës, për vetë faktin se nga kjo datë ka filluar edhe hapja e bizneseve me vendim të MSH’së. Gjithashtu edhe shtimi i orarit të lëvizjes e rrit numrin e qytetarëve nëpër rrugët e qytetit, por ka kontroll nga policia nëpër qytet të cilët i evidentojnë qytetarët a po i respektojnë masat e qeverisë”, theksoi Loci.

Ndërkohë, numri total i personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 855.

Nga ta janë shëruar 490, ndërkaq kanq vdekur 26.

(Kosova sot Online)