Alarmon Krasniqi: Gjykata Kushtetuese do të sjell vendim kundër kushtetues të manipuluar nga Hashim Thaçi

  • 06 May 2020 - 18:03
Alarmon Krasniqi: Gjykata Kushtetuese do të sjell vendim kundër kushtetues të manipuluar nga Hashim Thaçi

"Gjykata Kushtetuese ka mundur që të njëjtën ditë dekretin e Thaçit ta shpall antikushtetues, ashtu siç vepruan në vitin 2014 kur i dhanë të drejtë partisë fituese. Atëherë i dhanë të drejtë partisë fituese, sepse ishte PDK-ja partia fituese. Kurse sot LVV-ja është partia fituese, prandaj përdorin standarde të dyfishta. Kjo Gjykatë Kushtetuese është marionete e Hashim Thaçit, ashtu siç janë edhe institucionet tjera shtetërore”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e dekretit të Presidentit Thaçi, për mandatimin e LDK-së dhe kandidatit për Kryeministër Avdullah Hotit në një afat një mujor, deri më 29 maj, ndonëse fillimisht u mirëprit nga analistë dhe njohës të fushës së të drejtës, si masë veprimi për ta parandaluar në konfrontim mes palëve, në pritje të vendimit përfundimtar po dalin dyshime dhe mos besim serioz në trajtimin e pa varur dhe profesional të kësaj çështje që është njëjtë me atë të vitit 2014 të rastit VLAN. Analisti politik Faik Krasniqi vlerëson se Kushtetuesja ka shpallur masë të përkohshme vetëm sa për të blerë kohë dhe qetësuar situatën sepse vendimi përfundimtar do të jetë përsëri në kundërshtim me kushtetutën dhe i ndikuar nga Hashim Thaçi, ashti sikur që është planifikuar rrëzimi i qeverisë do të veprohet edhe me vendimin e Kushtetueses.

Image
Faik Krasniqi


“Vendimi i Gjykatës për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi, ishte vetëm një "armëpushim“ për shkak të frikës së eskalimit të situatës. Asgjë më shumë. Nuk u besohet këtyre hajnave që janë bërë bashkë. Edhe “armiqtë” e dikurshëm janë bërë bashkë, vetëm e vetëm që ta luftojnë kryeministrin Albini Kurti. Gjykata Kushtetuese ka mundur që të njëjtën ditë dekretin e Thaçit ta shpall antikushtetues, ashtu siç vepruan në vitin 2014 kur i dhanë të drejtë partisë fituese. Atëherë i dhanë të drejtë partisë fituese, sepse ishte PDK-ja partia fituese. Kurse sot LVV-ja është partia fituese, prandaj përdorin standarde të dyfishta. Kjo Gjykatë Kushtetuese është marionete e Hashim Thaçit, ashtu siç janë edhe institucionet tjera shtetërore”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)