Inspeksioni në Prishtinë kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

  • 07 May 2020 - 13:22
Inspeksioni në Prishtinë kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet do të inspektojnë secilin biznes nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

Sipas njoftimit, bizneset do të kontrollojnë nëse janë të dezinfektuara hapësirat, karrocat shportat dhe mbajtja e distancës.

“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.  Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat. Mbajeni distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

(Kosova Sot Online)