Shembet rruga Gjakovë – Klinë, projekti i nisur më 2019 pritet të përfundojë më 2021

  • 08 May 2020 - 20:34
 Shembet rruga Gjakovë – Klinë, projekti i nisur më 2019 pritet të përfundojë më 2021

Punimet nuk po ndalen. Megjithatë  në një pjesë  të kësaj rruge u desh që të ndalet qarkullimi.

Krejt kjo si pasoj e një shembje që ndodhi ditë më parë në këtë pjesë të rrugës, ku po kryhen punime.

E për shkak të kësaj, automjetet që qarkullojnë  këtu duhet të presin në rend që të kalojnë, pasi që ka mbetur vetëm një korsi.

Kjo shembje ka shqetësuar edhe shoferët e kamionëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë.

Për dikë tjetër raste të tilla nuk janë gjë e pazakontë.

Ndërkohë nga Ministria e Infrastrukturës arsyetohen se gërmimi i thellë e reshjet atmosferike ndikuan në këtë shembje.

Drejtori i departamentit për menaxhimin e rrugëve, Malë Lokaj thotë se i gjithë asfalti do të demolohet.

Lokaj shtoi se ky projekt është 3 vjeçar.

Por, me punimet në këtë rrugë është i shqetësuar kryetar i komunës së Gjakovës.

Madje Ardian Gjini, ka kritika të mëdha në drejtim të qeverisë qendrore, sa i përket këtij projekti.

Gjini thotë se ndonëse është i gatshëm për bashkëpunim, ende nuk ka pasur takim me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Ndryshe,  ministri Abdixhiku kohë më parë ka anuluar projektin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan.

(Kosova Sot Online)