Basha: Shqiptarët presin zgjidhje për krizën, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur

  • 08 May 2020 - 21:37
Basha: Shqiptarët presin zgjidhje për krizën, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur

Pas VKM së qeverisë për të kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës vjen edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, teksa shqiptarët presin zgjidhje për krizën e shkaktuar nga Covid-19, kryeministri Edi Rama gjen kohë për të grabitur.

"Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës", shkruan Basha në reagimin e tij.

(Kosova Sot Online)