Komisioni Europian rekomandon shtyrjen e afatit të hapjes së kufijve deri në 15 qershor

  • 08 May 2020 - 22:21
 Komisioni Europian rekomandon shtyrjen e afatit të hapjes së kufijve deri në 15 qershor

Komisioni Europian i ka kërkuar vendeve të zonës Schengen që të shtyjnë datën e hapjes së kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme drejt BE-së edhe për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.

“Teksa disa vende të BE kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar disa prej kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së pandemisë, situata është ende delikate si në Europë ashtu edhe në botë”, thuhej në deklaratën e Komisionit.  

“Kjo kërkon një vazhdimësi të masave në kufijtë e jashtme  për të reduktuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”, thuhej më tej në deklaratë.

(Kosova sot Online)