Qarri zbulon skandalin: Partitë e inkriminuara dhe SHIK-u me skenar kriminal të shantazheve kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti

  • 09 May 2020 - 09:07
Qarri zbulon skandalin: Partitë e inkriminuara dhe SHIK-u me skenar kriminal të shantazheve kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti

“Konstruktimi i shpifjes më të re, kinse mbi dëshminë e Kurtit në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës, është edhe një tjetër skenar i pistë , pas akuzave makabre për anti amerikanizëm, është dhe përpjekje tjetër monstruoze e shpifur dhe montuar nga SHIK-u, si dhe grupi i krimit të organizuar për ta degraduar dhe paraqitur atë në opinionin publik si figurë që bije ndesh me vlerat sublime të luftës për liri e çlirim. E gjithë kjo po orkestrohet nga SHIK-u dhe partitë e inkriminuara që për mbi 20 vite me radhë e vodhën ,zhvatën dhe përvetësuan e grabitën çdo gjë në këtë vend, akt i ulët që ka filluar të përdoret si luftë speciale kundër LVV-s, në mënyrë që edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja, pas vendimit në pritje të Gjykatës Kushtetuese, partia e Kurtit të paraqitet para qytetarëve të vendit si parti anti shtet, e ngritur kundër vlerave të UÇK-s, dhe e vënë në shërbim të interesave të Serbisë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, dhe në pritje të shpalljes së akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit, për LDK-në dhe kandidatin e saj Avdullah Hotin, për formimin e Qeverisë në koalicion me AKK dhe Nisma, ka filluar një fushatë e re kundër Kryeministrit Kurti duke e akuzuar atë edhe për kinse dëshminë e tij në Gjykatën Speciale Kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Analisti politik Gani Qarri ka reaguar ndaj kësaj fushate të egër denigruese duke e vlerësuar atë si sjellje tepër të ulët nga ata të cilët dështuan sepse u ndëshkuan nga populli, prandaj tani e gjetën konstruktimin e shpifjes për kinse dëshminë e Kurtit në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës, që sipas Qarrit është vetëm një tjetër skenar i pistë, pas akuzave për anti amerikanizëm, si përpjekje tjetër monstruoz e montuar nga SHIK-u dhe grupi i krimit të organizuar për ta degraduar atë dhe paraqitur në opinionin publik si figurë që bije ndesh me vlerat sublime të luftës, në mënyrë që edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja, pas vendimit në pritje të Gjykatës Kushtetuese, partia e Kurtit të paraqitet para qytetarëve si parti anti shtet dhe në shërbim të interesave të Serbisë.

Image
Gani Qarri

“Partitë e inkriminuara politike të cilat për më tepër se dy dekada me radhë pa asnjë mëshirë vodhën, zhvatën dhe keqpërdorën në të gjitha mënyrat këtë popull dhe vend,janë "hallakatë" aq keq nga dënimi me votën e lirë të qytetarëve, për të mos qenë më në pushtet,sa që së fundi kanë filluar të përdorin edhe metodat e luftës speciale dhe mënyrat më meskine agjenturore të shpifjes,denigrimit dhe e shantazhit kundër kryeministrit në detyrë, për kinse dëshminë e tij në Gjykatën e Hagës, kundër UÇK-së. Ky trillim i ulët dhe banditesk është edhe një mjet tjetër makabër i degradimit klasik, shantazhit dhe deklasimit politik, që pas rrëzimit të Qeverisë dhe tentativës së dështuar për tu rikthyer në mënyrë klandestine dhe pa zgjedhje në pushtet, tanimë nëpërmes manipulimit të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, ta rimarrin sërish në duar të veta, qeverisjen e vendit, gjë që do të ishte e patolerueshme dhe për çdo dënim nga institucionet, organizatat,shoqëria civile dhe mbarë populli në vend”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Sipas Qarrit krejt kjo lloj fushate është përgatitur me mjeshtri, si masë e fundit e stazhit të skajshëm nga SHIK-u dhe strukturat e tij të mirë përgatitur për veprime të tilla. “Konstruktimi i shpifjes më të re, kinse mbi dëshminë e Kurtit në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës,është edhe një tjetër skenar i pistë ,pas akuzave makabre për anti amerikanizëm, është dhe përpjekje tjetër monstruoze e shpifur dhe montuar nga SHIK-u, si dhe grupi i krimit të organizuar për ta degraduar dhe paraqitur atë në opinionin publik si figurë që bije ndesh me vlerat sublime të luftës për liri e çlirim. E gjithë kjo po orkestrohet nga SHIK-u dhe partitë e inkriminuara që për mbi 20 vite me radhë e vodhën, zhvatën dhe përvetësuan e grabitën çdo gjë në këtë vend, akt i ulët që ka filluar të përdoret si luftë speciale kundër LVV-s, në mënyrë që edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja, pas vendimit në pritje të Gjykatës Kushtetuese, partia e Kurtit të paraqitet para qytetarëve të vendit si parti anti shtet, e ngritur kundër vlerave të UÇK-s, dhe e vënë në shërbim të interesave të Serbisë”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)