E zbulon Haziri: Kështu po përgatiten shantazhet e koalicionit të krimit kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti

  • 09 May 2020 - 09:13
E zbulon Haziri: Kështu  po përgatiten shantazhet e koalicionit të krimit kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti

“Thjeshtë të gjitha partitë kanë mbetur jashtë kauzave racionale e sociale, dhe duke qenë në mungesë të tyre projektojnë strategji nga më abnormalet për të dëmtuar Vetëvendosjen dhe të ardhmen e saj, duke e cilësuar si antiamerikane e thyese të aleancave me shtetet e forta si dhe ushtrim të praktikave që dëmtojnë vlerën më sublime, UÇK-në. Strategjitë negative asnjëherë nuk kanë jetuar përjetësisht, edhe këto të disa partive kanë për të dështuar masivisht, pasi populli më nuk fitohet me deklarata koti por punë të rëndësishme në terren”, thotë analisti Arsim Haziri.

Fushata shpifëse që ka filluar së fundi, kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, kinse për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës kundër UÇK-së, shpifje kjo e demantuar edhe zyrtarisht nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, nga kabineti i kryeministrit Kurti, nga analisti politik Arsim Haziri është vlerësuar si mjeti i fundit i shantazhit dhe përpjekjes për degradim të Kurtit dhe subjektit politik VV në Qeverisje, para se Gjykata kushtetuese ta shpallë verdiktin e saj për dekretin e Hashim Thaçit lidhur me formimin e Qeverisë se re pa proces të ri zgjedhor nga LDK, respektivisht shkuarjen në zgjedhjeve të reja, sipas kërkesës së LVV-së. Haziri thotë se krejt kjo lloj fushate nuk është duke u zhvilluar e pa ndikuar edhe nga vetë Hashim Thaçi, pasi roli i tij po zbehet për shkak të veprimeve kundër kushtetuese. “Albin Kurti, përball vetës ka njerëz të paditur dhe mjaft të korruptuar, dhe në këto dy virtyte qëndron fuqishëm, sa ua bënë të pamundur liderëve të subjekteve tjera politike konkurrimin e denjët. Si do duket dekreti i Presidentit do pasivizohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe gjithnjë nën justifikimin valid se pushteti është bazë popullore, aty përcaktohet se kush do qëndron në pozitë e opozitë. Uroj që vendimi i gjykatës të mos jetë në favor të një agjende negative, për më keq do ndikon edhe në minimizimin e procesit demokratik gjatë procesit zgjedhor”, thotë analisti Arsim.

Image
Arsim Haziri

Frika nga një vendim në favor të zgjedhjeve të reja, sipas Hazirit, dhe tendenca për ta ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta fituar kontestin, duke e diskretituar LVV-në dhe liderin e saj, sipas Hazirit, i ka bashkuar të gjitha partitë politike në oponencë për të ndërmarr edhe fushata të tilla shpifëse.“Rreshtimi i të gjithëve në njërën anë tregon qartazi për frikën dhe njëkohësisht dobësinë që e zotërojnë, këta mjaftueshëm janë në dijeni për mbështetjen e madhe që gëzon Albin Kurti. Tek ne morali dhe politika assesi nuk bashkëjetojnë, këtë fillimisht e ka mundësuar madje e ka shndërrua edhe në kulturë të keqe PDK-ja, pikërisht për shkak të jetëgjatësisë së madhe në institucione, nga mënyra se si i kanë uzurpuar institucionet. Punësimi në baza politike është zgjeruar në masë dhe kësisoj ka bërë të pamundur funksionimin e institucioneve në baza meritokratike e profesionale, pastaj kjo logjikë është parë edhe pengesë për shtet ndërtim. Madje rruga që e kanë trasuar sot po u bëhet pengesë e pa tej kalueshme, njëherit një gjendje e tillë e pa perspektivë është e mundshme vetëm me ardhjen e kësaj partie në pushtet. Prandaj qytetari nuk donë qeverisje në baza klienteliste e nepotiste, duke qenë në dijeni ky subjekt për vlerësimin që gjen në shoqëri, është angazhuar në mënyrë direkt e indirekte për ta marr pushtetin”, thotë analisti Arsim Haziri.

Sipas Hazirit, PDK dhe partitë tjera në opozitë, së bashku me LDK-në e kanë humbur rrugëtimin e tyre racional në politikë, prandaj nuk zgjedhin mjete dhe mënyra që të vijnë përsëri deri te pushteti, për ta kapur shtetin, pasi që në zgjedhjet e 6 tetorit dështuan ta bëjnë këtë të penguara nga fitorja e LVV-së, kështu që për të ja marr pushtetin e etiketuan edhe me antiamerikanizëm.

“Thjeshtë të gjitha partitë kanë mbetur jashtë kauzave racionale e sociale, dhe duke qenë në mungesë të tyre projektojnë strategji nga më abnormalet për të dëmtuar Vetëvendosjen dhe të ardhmen e saj, duke e cilësuar si antiamerikane e thyese të aleancave me shtetet e forta si dhe ushtrim të praktikave që dëmtojnë vlerën më sublime, UÇK-në. Strategjitë negative asnjëherë nuk kanë jetuar përjetësisht, edhe këto të disa partive kanë për të dështuar masivisht, pasi populli më nuk fitohet me deklarata koti por punë të rëndësishme në terren”, thotë analisti Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)