Apostolova në Ditën e Evropës: Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro

  • 09 May 2020 - 12:18
 Apostolova në Ditën e Evropës: Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës.

Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Europian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”.

“Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë”.

(Kosova Sot Online)