E zbulon profesor Smaka: Ja çfarë biseduam me Hashim Thaçin për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

  • 09 May 2020 - 13:22
E zbulon profesor Smaka: Ja çfarë biseduam me Hashim Thaçin për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

“Kam pas një oportunitet që të bisedoja me Presidentin z. Hashim Thaçin të cilit i kam pas rekomanduar miqësisht që platforma politike e palës kosovare të jetë njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë në kufirin administrativ nga viti 1945 e nga viti 1991 kufiri ndërshtetëror si dhe Pas njohjes së ndërsjellë , në parim , do të mund të viheshin në tavolinën e negociatave edhe “korrigjimet” kufitare të cilat konsistojnë në parimet dhe komponentët e demarkacionit të kufirit administrativ ekzistues e të pandryshuar nga viti 1945 ( me përjashtim të komunës së Leshakut që i ka qenë bashkëngjitur Kosovës në vitin 1959)! Kufiri administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në negociata do të duhej paraprakisht të njihej reciprokisht dhe i njëjti të konstatohej se do të duhej të demarkohej ashtu që gjatë demarkimit pa evitueshëm do të mund të “ korrigjohej “ kufiri administrativ deri në 500 metra në anën tonë e për aq të Serbisë”, thotë profesori Riza Smaka.

Rifillimi i dialogut për arritjen e një marrëveshje për pajtim dhe njohje, në mes të Kosovës dhe Serbisë, është kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar që po ju drejtohet të të dyja palëve, por ne veçanti presioni po vjen e po shtohen tek institucionet e Kosovës, që nga vendosja e tarifës dhe deri më sot. Njohësit e zhvillimeve politike në vend, vlerësojnë se ky proces do të rifillon së shpejti pasi që për këtë janë të interesuara tani më edhe SHBA-të edhe BE-ja, në mënyrë që të krijohen kushte normale të lëvizjes dhe të bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, por edhe të hapet më shpejtë perspektiva e integrimit në BE. Mirëpo element shqetësues për njohësit e zhvillimeve politike dhe qytetarët, mbetet rreziku nga një marrëveshje e cila do të qonte në ndarje, territoriale, ndryshim të kufijve ekzistues të shtetit të Kosovës në të cilët është shpallur pavarësia dhe janë fituar më shumë se 100 njohje.

Për këtë agjendë në pritje ka folur profesori i së drejtës Riza Smaka, i cili madje tregon se për këtë temë ka biseduar në dy sy me Presidentin thatiq të cilit i ka dhënë edhe udhëzime konkrete se si do të duhet të duket zgjidhja, marrëveshja përfundimtare.

Image
Riza Smaka

“Së shpejti pritet të intensifikohet dialogu ndërmjet përfaqësuesve të autorizuar të Kosovës dhe Serbisë. Termi dialog e nënkupton bisedimin politik bilateral në baza të njëjta të reciprociteteve të kërkesave dhe kundër kërkesave të palëve në bisedime. Përderisa është fjala për dialog atëherë mbetet qe pala kosovare të parapërgatitet seriozisht dhe të manifestohet meritore dhe kompetente gjatë procesit të bisedimeve politike me palën serbe. Kam pas një oportunitet që të bisedoja me Presidentin z. Hashim Thaçin të cilit i kam pas rekomanduar miqësisht që platforma politike e palës kosovare të jetë njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë në kufirin administrativ nga viti 1945 e nga viti 1991 kufiri ndërshtetëror si dhe Pas njohjes së ndërsjellë, në parim, do të mund të viheshin në tavolinën e negociatave edhe “korrigjimet” kufitare të cilat konsistojnë në parimet dhe komponentët e demarkacionit të kufirit administrativ ekzistues e të pandryshuar nga viti 1945 ( me përjashtim të komunës së Leshakut që i ka qenë bashkëngjitur Kosovës në vitin 1959)! Kufiri administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në negociata do të duhej paraprakisht të njihej reciprokisht dhe i njëjti të konstatohej se do të duhej të demarkohej ashtu qe gjatë demarkimit pa evitueshëm do të mund të “ korrigjohej “ kufiri administrativ deri në 500 metra në anën tonë e për aq të Serbisë. Gjatë demarkacionit kufitar ,aplikohen “ korrigjime kufitare” që quhen rektifikacione me atë që acquizicionet territoriale kërkohen të jenë të ballancuara në dy drejtimet deri në 500 metra në përshtatje me gjeomorfologjinë e terrenit, pronësinë, komponentët etnike e historike, Ius Possidetis”, thotëprofesor Riza Smaka.

(Kosova Sot Online)