Mbi 70 persona pritet që të testohen sot në Gjilan, patën kontakte me personat e prekur me Covid-19

  • 11 May 2020 - 16:08
 Mbi 70 persona pritet që të testohen sot në Gjilan, patën kontakte me personat e prekur me Covid-19

Nga 14 rastet e raportuara mbrëmë nga IKSHPK 9 raste ishin nga komuna e Gjilanit. Si pasojë e kësaj, me vendim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, disa familje janë izoluar. Po ashtu është mbyllur edhe Reparti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është mbyllur përkohësisht pasi tre infermiere kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ato ishin kontakte të infermieres nga një spital privat në Prishtinë. E ndërkohë, sot pritet që të testohen edhe mbi 70 persona të tjerë.

Kështu ka deklaruar në një lidhje direkte për Express, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Sot po vazhdojnë që të mirren mostra. Deri në këto momente janë marrë diku mbi 70 mostra që janë marrë. Numri i mostrave mund edhe të rritet sepse ekipet në terren janë duke punuar ende”, ka deklaruar ai.

Tutje ka sqaruar se gjendja e të prekurve është stabile.

“Gjendja e të prekurve është e mirë. Siç e dini përhapja e virusit është rast kontakti i bartur nga spitali “Sirona” në Prishtinë dhe janë prekura edhe një pjesë e pediatrisë në spitalin e Gjilanit. Ne i vizituam të gjithë familjet që janë në vet izolim, gjendja e tyre është stabile”, sqaron nënkryetari.

Ai thotë se me rekomandimin e komunës janë ndalur përkohësisht punët në repartin e pediatrisë. “Ne kemi rekomandua që përkohësisht të anulohen shërbimet në repartin e pediatrisë. Qytetarët që kanë pasur nevojë për këtë repart shërbimet i marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare”, thotë Ismajli

(Kosova Sot Online)