I moshuari shqiptar vritet me thikë

  • 11 May 2020 - 19:22
 I moshuari shqiptar vritet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Poliçan. Një i moshuar është goditur me thikë e për pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si 73 vjeçari Ramadan Çela.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorit dhe shkaku i vrasjes së të moshuarit.

(Kosova Sot Online)