Vrau të moshuarin me thikë pas konfliktit të çastit, arrestohet i riu shqiptar

  • 11 May 2020 - 21:03
 Vrau të moshuarin me thikë pas konfliktit të çastit, arrestohet i riu shqiptar

Policia ka mundur të arrestojë autorin që vrau me thikë një të moshuar këtë pasdite. Mësohet se 37 vjeçari me inicialet H.C ka goditur me thikë 77 vjeçarin Ramadan Çela, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Poliçan, teksa i moshuari ndërroi jetë si pasojë e goditjeve me thikë.

NJOFTIMI:

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit. Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)