BE’ja në krizë nga pandemia, Franca kalon Spanjën nga numri i viktimave

  • 12 May 2020 - 23:06
 BE’ja në krizë nga pandemia, Franca kalon Spanjën nga numri i viktimave

Bilanci i viktimave në Francë në 24 orët e fundit nga koronavirusi u rrit me 348 humbje jete të tjera për një total prej 26,991, duke e bërë të kalojë Spanjën dhe të renditet në vendin e katërt në botë përsa i përket numri të fataliteteve, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë.

Rritja e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Francë përkon me ditën e dytë të lehtësimeve të masave shtrënguese nga autoritetet, por presidenti Macron ka bërë me dije se nëse situata përkeqësohet atëherë do të aktivizohet mekanizmi i frenimit dhe shtrëngimet do të rikthehen sërish

Të martën, Shtetet e Bashkuara arritën në shifrat e 80,606 viktimave, Britania 32,065 dhe Italia 30,911 si pasojë e pandemisë që ka goditur rëndë gjithë botën.

(Kosova Sot Online)