Alarmon Grapci: Thaçi dhe Vuçiq të izolohen ndërkombëtarisht, marrëveshja për korrigjim kufijsh është bombë e kurdisur për konflikt me përmasa rajonale

  • 13 May 2020 - 18:02
Alarmon Grapci: Thaçi dhe Vuçiq të izolohen ndërkombëtarisht, marrëveshja për korrigjim kufijsh është  bombë e kurdisur për konflikt me përmasa rajonale

“Faktori me fuqi ndikimi në rrafshin politik dhe ushtarak ndërkombëtar duhet ta pamundësinë nënshkrimin e një marrëveshje të tillë që e kanë hartuar Thaçi me Vuçiqin si dhe zyrtaret ndërkombëtar të cilët janë të përfshirë në këtë marrëveshje. Kreatorët dhe ideatorët e një dokumenti të tillë duhet të shpallen persona nongrata për shtetin e Kosovës dhe për shumë shtete të tjera serioze që janë në favor të ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë,sepse vetëm kështu do të parandalohet krijimi I një vatre të re të krizës potenciale në rajon me përmasa të zgjerimit të saj”, thotë analisti Dardan Grapci.

Analisti politik Dardan Grapci thotë se duhet të merret tepër seriozisht reagimi i e Kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanit në ditën e Evropës, e cila në urimin e saj për Bashkimin Evropian, në ditën e Evropës, kur ka kërkuar nga shtetet e BE-së që të ndikojnë në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe ta pengojnë arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipasprojektit të ndryshimit të kufijve, të hartuar nga presidenti i Kosovës Thaçi dhe ai serb Vuçiq.

Image
Dardan Grapci

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani mendoj që me vend i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare. Me të drejtë Kryetarja e Kuvendit e ka ngritur shqetësimin e saj në lidhje për ndryshim të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet urgjentisht me heq dorë nga ky opsion i marrëveshjes e cila paraqet rrezik serioz sepse jo që e zgjidh problemin por e thellon atë, dhe mundë ti fus të dyja shtetet në një situatë të re konfliktuoze, nga një konflikt i ngrirë, nga një luftë e ftohtë, në konfrontim të përmasave të rrezikshme që mundë ta destabilizon edhe rajonin. E për ti ikur këtij skenari BE-ja duhet ti anuloje marrëveshjet e bëra në mes të Thaçit dhe Vuçiqit që janë zhvilluar në fshehtësi dhe për bazë kanë cenimin e kufijve ekzistues të shtetit të Kosovës, marrëveshje të cilat i bëjnë dëm Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thotë analisti Dardan Grapci.



Madje ai kërkon që kreatorët e një marrëveshje të tillë të hartuar në fshehtësi dhe në kundërshtim me interesin nacional të shqiptarëve si komb, duhet të izolohen fillimisht Brenda shtetit të tyre nga spektri politik dhe institucionet e mandej edhe nga faktorët ndërkombëtar, sepsemarrëveshja për shkëmbim territoresh mundë të jetë bombë e kurdisur për stabilitetin në rajon. “Ky shqetësim i ngritur nga Krye parlamentarja Vjosa Osmani me të drejtë duhet të shihet si një alarm për deputetët dhe partitë politike në Kosovë dhe përtej, edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ajo ju ka bërë të ditur të gjithëve që pavarësia e Kosovës nga shteti serb duhet të njihet vetëm në kuadër të kufijve të Kushtetutës së vitit 1974, të cilët u shndërruan në kufij shtetëror të Kosovës me shkëputjen përfundimtare nga Serbia me rastin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Kufijtë e shtetit të Kosovës nuk duhet lejuar të ndryshohen sipas qejfeve të disa individëve për interesat e tyre, që në këtë rast kemi të bëjmë me interesin e Hashim Thaçit dhe të Aleksandër Vuçiqit të cilët kanë dëshirë tafinalizojnë një marrëveshje të tillë por që nuk janë të vetëdijshëm që ajo do ta mban aktiv konfliktin, zjarrin e pandalshëm në mes të dy vendeve që rrezikon ta djeg rajonin. Faktori me fuqi ndikimi në rrafshin politik dhe ushtarak ndërkombëtar duhet ta pamundësinë nënshkrimin e një marrëveshje të tillë që e kanë hartuar Thaçi me Vuçiqin si dhe zyrtaret ndërkombëtar të cilët janë të përfshirë në këtë marrëveshje. Kreatorët dhe ideatorët e një dokumenti të tillë duhet të shpallen persona nongrata për shtetin e Kosovës dhe për shumë shtete të tjera serioze që janë në favor të ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë, sepse vetëm kështu do të parandalohet krijimi i një vatre të re të krizës potenciale në rajon me përmasa të zgjerimit të saj”, thotë analisti Daradan Grapci.

(Kosova Sot Online)