Gjendet e vdekur një 31-vjeçare në Prishtinë

  • 13 May 2020 - 23:07
 Gjendet e vdekur një 31-vjeçare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur një person të gjinisë femër pa shenja jetë në një banesë në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Lajmin për  Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, ku ky i fundit ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore, mosha 31-vjecare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i forenzikës.

“Ju njoftojme se me daten 13.05.2020 ne ora 21:00 , Policia ka pranuar informate per nje person te gjinise femrore pa shenja jete brenda ne nje banese, e cila gjendet ne Rr.”Agim Ramadani” ne Prishtine. Njesia Reaguese policore ka dal ne vend te ngjarjes, se bashku me ekipin mjeksore te cilet kane konstatuar vdekjen e personit te gjinise femrore rreth 31 vjeqare. Ne vend te ngjarjes kane dal hetimet dhe njesia e forenzikes”, ka konfirmuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)