Inspeksioni i Prishtinës kompanive të ndërtimit: Nuk do t’iu kursejmë, do të gjobiteni nëse s’i pastroni rrugët

  • 14 May 2020 - 17:05
 Inspeksioni i Prishtinës kompanive të ndërtimit: Nuk do t’iu kursejmë, do të gjobiteni nëse s’i pastroni rrugët

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, sot ka njoftuar së kompanitë e ndërtimit të cilat nuk pastrojnë mjedisin pas punimeve, do të gjobiten.

Tahiri ka shkruar në Facebook se makineritë duhet të pastrohen para se të nxirren nga vendpunishtja.

“Kompanive të ndërtimit: Kujdesuni për mjedisin! Pastroni makineritë para se t’i nxirrni nga vendpunishtja. Në të kundërtën, nuk do t’iu kursejmë – edhe e merrni gjobën, edhe e pastroni rrugën”, ka shkruar kreu i Inspeksionit të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)