Analizë e fortë e Qarrit: A do të humbet beteja e fundit e Hashim Thaçit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

  • 15 May 2020 - 06:55
Analizë e fortë e Qarrit: A do të humbet beteja e fundit e Hashim Thaçit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

“Fakti se prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend, veprimet kundër kushtetuese të Thaçit nuk kanë të ndalur, përfshi edhe emërimin kundërligjor të mandatarit për Qeveri të re, duke shpërfillur nga presidenti nenin 82 paragrafi 2 të Kushtetutës, që përcakton autorizimin e tij, për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, pas letrave dhe dëshmive të dërguara edhe ndërkombëtarët duhet dhe pritet të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë së re nga LDK-ja,në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vendosë drejtë dhe jo si gjithmonë,të marrë vendime vetëm në favor të Hashim Thaçit”, thotë analisti Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri, e konsideron shqetësim të drejtë që e ka ngritur kryeministri në detyrë Albin Kurti, tentativën e Hashim Thaçit për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e LDK-së për formimin e Qeverisë së re dhe anashkalimin e shpalljes së zgjedhjeve të reja. Prandaj sipas Qarrit, kryeministri Kurti është detyruar që të shkruaj letra dhe ta njofton edhe faktorin ndërkombëtar për tentativën kundër kushtetuese të Thaçit për arritjen e kulmit të grusht shtetit pasi që shantazhet e Thaçit dhe strukturave të SHIK-ut kundër Qeverisë Kurti nuk kanë pushuar që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

“Që nga formimi i Qeverisë së dal prej votave të 6 tetorit,partitë e inkriminuara të cilat për më tepër se 20 vite me radhë e vodhën, zhvatën dhe grabitën çdo gjë, pa asnjë mëshirë në këtë vend, janë prishë aq keq nga dënimi që u dhanë qytetarët me votën e tyre të lirë, për të mos udhëhequr më ata këtë vend,sa që së fundi, të orkestruara nga SHIK-u, kanë filluar të përdorin edhe mënyrat më meskine agjenturore dhe metodat e luftës speciale,për tu rikthyer sërish me çdo kusht në pushtet, duke keqpërdorur edhe pandeminë e Covid 19.Ndaj,meqenëse kontaktet e drejtpërdrejta pas vërshimit të koronavirusit, me zyrtarët e lartë të BE-s dhe ata amerikan, u bënë të pamundura, për të sqaruar sadopak, veprimet kontroverse dhe antikushtetuese të Hashim Thaçit, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përveç Gjykatës Kushtetuese,Komisionit të Venedikut dhe nën presidentit amerikan Mike Pence, letra të shumta ka nisë edhe në adresë të shteteve të ndryshme, eurodeputetëve dhe mekanizmave të pavarur që janë të thirrur për interpretimin e çështjeve kushtetuese”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Fakti se prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend, veprimet kundër kushtetuese të Thaçit nuk kanë të ndalur, përfshi edhe emërimin kundërligjor të mandatarit për Qeveri të re, duke shpërfillur nga presidenti nenin 82 paragrafi 2 të Kushtetutës, që përcakton autorizimin e tij, për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, pas letrave dhe dëshmive të dërguara edhe ndërkombëtarët duhet dhe pritet të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë së re nga LDK-ja,në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vendosë drejtë dhe jo si gjithmonë,të marrë vendime vetëm në favor të Hashim Thaçit”, thotë analisti Gani Qarri.

Analisti Qarri beson fuqishëm në pozicionimin dhe mbështetjen e dëshmive të kryeministrit Kurti nga ndërkombëtarët. Lidhur me shkeljet kushtetuese të Hashim Thaçit pasi që reagimet e deritashme janë në favor të partisë fituese të zgjedhjeve.

Përveç aktit të rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion në Parlament, që u gjykua ashpër qysh në momentet e para nga Komisioni i BE-së përmes zëdhënëses Ana Pisonero si veprim i pamatur që ka vënë Kosovën në një situatë tejet të vështirë, mu në kulmin e pandemisë,edhe krijimi i qeverisë së re shkelja e kushtetutës u kundërshtua publikisht nga më se 15 eurodeputet të lartë të BE-s, si dhe shtetet më të fuqishme evropiane si Gjermania,Britania e Madhe, Franca etj. Kështu që për shkak të ngjarjeve të fundit, lidhur me shkuarjen në zgjedhje apo formimin e ndonjë qeverie kukull të Hashim Thaçit, edhe brenda Kosovës është duke u zhvilluar betejë e rreptë për interpretim të ligjit dhe Kushtetutës, në mes të ekipit të ekspertëve ligjor të Hashim Thaçit dhe të Albin Kurtit, për ta bindur Gjykatën Kushtetuese që ta marrë vendimin në favorin e tyre deri në përfundim të masës së përkohshme që mbaron më 29 maj”, thotë Gani Qarri.

Për aq më tepër, Qarri thekson sepas votimit të mocionit në Kuvend, me iniciativën kundër kushtetuese të vet Hashim Thaçit i cili ka shpikur një afat që nuk parashikohet askund në Kushtetutë, partitë e inkriminuara po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues për krijimin e një Qeverie të re kundërligjore, duke keqinterpretuar kërkesat e fituesit të zgjedhjeve, me ç`rast presidenti ka shkelur qartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ndaj është e besueshme që edhe ndërkombëtarët do ta shohin, vlerësojnë dhe sugjerojnë zgjidhjen e bazuar në Kushtetutë, sikur që është kërkuar nga kryeministri në detyrë. “Për sqarime mbi bazën kushtetuese, Kurti i është drejtuar me të drejtë edhe Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe shumë mekanizmave të tjerë relevantë ndërkombëtar, të autorizuar për vlerësimin e zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës, mbështetje e të cilëve në këtë rast në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetutës është shumë domethënëse dhe e domosdoshme, ata duhet ta thonë fjalën e tyre në mënyrë profesionale për ti hapur rrugë zgjidhjes sw drejt”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)