Studimi më i fundit i shkencëtarëve mund të ndihmojë në zbulimin më të shpejtë të pozitivëve me koronavirus

  • 15 May 2020 - 19:41
Studimi më i fundit i shkencëtarëve mund të ndihmojë në zbulimin më të shpejtë të pozitivëve me koronavirus

Një ekip studiuesish nga universitetet “MIT” dhe “Harvard” po zhvillojnë një lloj maske që mund të zbulojë nëse një person ka koronavirus.

Pajisja prodhon një sinjal fluoreshent kur një person me virus merr frymë, kollitet ose teshtin.

Nëse teknologjia është e suksesshme, mund të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve pa qenë e nevojshme të dërgohet tamponi në një laborator.

Në vitin 2014, Jim Collins nga laboratori i bioinxhinierisë “MIT” filloi të zhvillojë sensorë të aftë për të zbuluar virusin Ebola. Ekipi i shkencëtarëve të “MIT” dhe “Harvardit”, shpjegon “Business Insider”, në vitin 2016 publikoi një studim mbi adaptimin e kësaj teknologjie për të përballuar virusin Zika.

(Kosova Sot Online)