Mjeku i njohur Kosovar kritikon kolegët e tij: Ta mbyllim gojën djem… - Ka disa fjalë edhe për testimet

  • 16 May 2020 - 11:13
Mjeku i njohur Kosovar kritikon kolegët e tij: Ta mbyllim gojën djem… - Ka disa fjalë edhe për testimet

Mjeku i njohur Visar Berisha, ka hedhur kritika ndaj kolegëve tjerë mjekë lidhur me deklarimet e këtyre të fundit rreth pandemisë, që siç e quan ai, vuajt prej protagonizmi.

Ai thotë janë shërbyer shpesh më të vërteta, herë më gjysmë të vërteta, e jo rrallë edhe ia kanë huqe.

Me tej Berisha ka bërë thirrje që për pak kohë të presin, që IKSHP ta thotë fjalën e saj.

“Ta mbyllim gojën djem për pak kohë e ta presimi IKSHP ta thotë fjalën, se i kemi shti në ‘zabllude’ edhe ata”, ka shkruar Berisha.

Ja shkrimi i tij:

E kemi ba karaboj!!

Krejt, e vecanerisht ne mjeket ketyre diteve te pandemise kemi vujte prej protagonizmi me tregu vend e pa vend sa dijme. Jemi sherby shpesh me te verteta, kaj here me gjysem te verteta e jo rralle edhe ia kemi huqe.

E pritshme e gjithe kjo por jo e mencme.

Per shkak te kesaj lirie te folunit, ti sot ndegjon qe dikush e ka shpallur virusin ne arrati e spo gjindet kund. Tjetri e ka celsin ne dore me ia mbylle deren pandemise (a, na vec 10k testime i kemi ba...Mali i Zi 50k). Dikush eshte kap per TV dhe flet mbare e mbrapsht... karaboj krejt!!

Ta mbyllim gojen djem per pak kohe e ta presimi IKSHP ta thote fjalen, se i kemi shti ne "zabllude" edhe ata!

(Kosova Sot Online)