Akuzë e rëndë e Mulliqit: Kriminelët e paqes të sojit si Baton Haxhiu po i falin Serbisë krimet e luftës

  • 19 May 2020 - 07:02
Akuzë e rëndë e Mulliqit: Kriminelët e paqes të sojit si Baton Haxhiu po i falin Serbisë krimet e luftës

“Ekzistojnë edhe të dhëna të tjera së në Kosovë janë vrarë diku rreth 14 mijë shqiptare .Dhe, tash të dalë dikush si Baton Haxhiu , e të kërkon fjalën e gjithë këtyre krimeve gjenocidiale, kjo është diçka tepër e rëndë, jo vetëm për familjet e të vrarëve , por edhe për shtetin e Kosovës. Dihet , e këtë e dinë mirë edhe ky far Batoni shpirt shitur së krimet e luftës jo që nuk falën, por ato kurrë nuk vjetërsohen siç pretendojë ai në një deklaratë të fundit. Dihet së Gjermania edhe sot pas shumë decenieve i paguan dëmet e Luftës së Dytë Botërore që i shkaktoi Hitleri. Nëse edhe dikush tjetër ka këso pretendime të balancimit si Batoni, kjo nuk i falet askujt, dhe së nuk do të shkon ashtu ajo punë , pa marr parasysh postin dhe pozitën shoqërore politike që e ka . Sikur nuk bënë, dhe zor që do të lejohet të ndodhin nga populli çfarëdo pazaresh me Serbinë në emër të shumë të vrarëve dhe ta masakruarave madje gra dhe fëmijë , si dhe shumë grave dhe motrave tona të dhunuara”, thotë analisti Skënder Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, në këtë kohë përvjetorësh të luftës së lavdishme të UÇK-së, gjatë pjesëmarrjes së tyre nëpër akademi përkujtimore e tubime rasti, e kaba bërë zakon që të derdhin lot e të zotohen për zbardhjen e fatit të të pa gjeturve dhe të të zhdukurve, të ndjekjes së kriminelëve serb që viktimat i morën peng me vete në serbi, të gjallë apo të vdekur, por kurrë nuk u kujtuan për këto dy dekada që ta adresojnë qoftë edhe një padi të vetme ndërkombëtare kundër krimeve të regjimit serb, e të mos flasim për gjykime kriminelësh para gjykatave vendore të shtetit të Kosovës.

Me fjalë të mëdha e patriotizëm të rrejshëm politik, krerët e shtetit të Kosovës në krye me Hashim Thaçin, e përkujtuan këtë vit edhe veprimtarin e madh Ukshin Hotin, por analistët politik kanë reaguar, duke e vlerësuar paraqitjen e liderëve një mashtrim injorantësh të politikës , që jo rastësisht po i harrojnë krimet e serbe të luftës në Kosovë. Kështu thotë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sikur nuk shkuan mirë po thuaj të gjitha punët pas luftës, edhe çështja e krimeve serbe në Kosove u la në harresë. Krimet serbe u përmenden vetëm në fjalime të ndryshme sa për të thënë diçka, apo ato u përmendën kur kësaj klase politike ju dashtë në kohë fushatash elektorale .Edhe pjesëmarrja e tyre në akademi të ndryshme përkujtimore dhe vizitat te lapidarët e dëshmorëve të kombit , është justifikim i dobët, kurrë nuk kemi parë angazhime serioze që të hulumtohen të gjithë vrasësit serb, e ta marrin dënimin e merituar para gjykatave vendore apo ndërkombëtare dhe atyre vendore. Kanë kaluar tashmë 20 vite dhe asgjë nuk është bërë që të dënohen të gjithë kriminelët serbë , që kanë kryer gjenocid në Kosovë. Nuk u deponua materiali për krimet serbe i tubuar nga KMLDNJ-të komunale me shifra dhe fakte pranë TPI-së për krime të luftës në Hagë, e cila gjykatë ka dënuar një numër të vogël të urdhërdhënësve serb të krimeve në ish-Jugosllavi. Ky është lëshimi më i madh i këtyre strukturave të vjetra të burokratizuara të cilat më shumë bën luftë për pushtet, se sa të ndërtojnë shtet ligjor e funksional , ku do të viheshin në bankën e të akuzuarve edhe para organeve tona të drejtësisë, të gjithë ata serbë që kanë kryer krime të luftës”, thotë analisti Skënder Mulliqi. Sipas tij, Kosova e ka pasur dhe e ka një shans ideal për krijimin e Institutit dhe Gjykatës për krimet e luftës, por politikanët injorantë nuk janë kujtuar ta kërkojnë një gjë të tillë prej institucioneve të drejtësisë e cila thellësisht është e ndikuar po nga kjo politikë e inkriminuar. “Ka pasur mundësi të formohet një trup e veçantë edhe në Kosovë shumë vite më parë për këto krime të serbëve. Sikur që këto mbetën në heshtje të madhe, mbetën në heshtje edhe dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia e kryekriminelit, Millosheviq, sikur kurrë deri më sot nuk u kërkua as suksesioni i pasurisë që i takon Kosovës. Sikur që ende nuk është kryer puna e afër 1700 të pagjeturve të shqiptarëve të zhdukur diku në Serbi e gjetiu. Të gjitha këto u lanë në harresë nga të gjitha pushtetet e pasluftës më ndonjë dallim të vogël , nuk punuan në këtë drejtim! Kosova është fakt së e ka pasur Institutin për Hulumtime të Krimeve të Luftës të formuar në vitin 2011, e që jetëgjatësia e tij, ishte e shkurtër për të bërë punë të mira rreth hulumtimeve të krimeve serbe në Kosovë”, theksoi Mulliqi.

Riaktualizmi i kësaj teme nga ministrja e drejtësisë në detyrë , Albulena Haxhiu, sipas Mulliqit është ide e mirë, sepse më mirë vonë së kurrë, por të mos mbetet në gjysmë të rrugës sikurse nën mandatin e PDK-së. “Ka mundësi të vazhdohet puna e Institutit më një vullnet të përbashkët, që të mblidhen të dhënat për vrasje , të dhënat për personat e pagjetur, për shkatërrimin e pronave edhe të trashëgimisë kulturore, si dhe për shkatërrimin dhe vjedhjen e arkivave nga serbët. Këto hulumtime duhet të financohen sepse janë të interesit kombëtar. Kjo që nuk është bërë deri më tash rreth kësaj teme të rëndësisë nacionale e të shtetit të Kosovës , që Serbia të paditet për gjenocid dhe të formohen edhe gjykata speciale për krime siç e formuan madje edhe nga shteti serb, sa për të kamufluar faktorin ndërkombëtar, kjo palës shqiptare nuk i falet. Edhe administrata e UNMIK-ut sa ishte dhe as EULEX, nuk ishin te interesuar sa duhet për kapjen e të gjithë kriminelëve te luftës në Kosovë”, pohon Skënder Mulliqi. Ai kujton se sipas një studimi të Gjykatës Ndërkombëtare për krime, në periudhën ndërmjet 24 Marsit dhe 22 qershorit të vitit 1999, vlerësohet se në Kosovë janë vrarë 10,356 veta dhe brenda të njëjtës periudhë nga Kosova janë dëbuar të paktën 700,000 shqiptarë. Krim i dyfishtë sipas Mulliqit, tani na del edhe propozimi i UDBASH-it Baton Haxhiu për faljen e dyanshme të krimeve të luftës edhe pse kemi plotë fakte për numrin e krimeve të kryera. “Ekzistojnë edhe të dhëna të tjera së në Kosovë janë vrarë diku rreth 14 mijë shqiptare .Dhe, tash të dalë dikush si Baton Haxhiu , e të kërkon fjalën e gjithë këtyre krimeve gjenocidiale, kjo është diçka tepër e rëndë, jo vetëm për familjet e të vrarëve , por edhe për shtetin e Kosovës. Dihet , e këtë e dinë mirë edhe ky far Batoni shpirt shitur së krimet e luftës jo që nuk falën, por ato kurrë nuk vjetërsohen siç pretendojë ai në një deklaratë të fundit. Dihet së Gjermania edhe sot pas shumë decenieve i paguan dëmet e Luftës së Dytë Botërore që i shkaktoi Hitleri. Nëse edhe dikush tjetër ka këso pretendime të balancimit si Batoni, kjo nuk i falet askujt, dhe së nuk do të shkon ashtu ajo punë , pa marre parasysh postin dhe pozitën shoqërore politike që e ka . Sikur nuk bënë, dhe zor që do të lejohet të ndodhin nga populli çfarëdo pazaresh me Serbinë në emër të shumë të vrarëve dhe ta masakruarave madje gra dhe fëmijë , si dhe shumë grave dhe motrave tona të dhunuara”, thotë analisti Skënder Mulliqi.

Dështim në trajtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës , sipas Mulliqit, ta treguar edhe ASHAK-u. “ Është me rëndësi me këtë rast të përmendim se shumë pak nga Akademia jonë e Shkencave, është shkruar dhe përkthyer fare pak në gjuhë botërore, përjashtim këtu bënë historiani, Jusuf Buxhovi, për krimet serbe në Kosovë, kur dihet se Serbia ka filluar ti mbushë raftet e arkivave të ndryshme të Evropës , me propagandë të rreme anti Kosovë, siç kanë vepruar gjithmonë. Është çuditshme dhe e pa justifikueshme nga bota demokratike ,e cila nuk e dënoi Serbinë për gjenocid në Kosovë dhe në Bosnjë”, thotë analisti politik Skënder Mulliqi.

(Kosova Sot Online)