“Nuk lëvizja as duar, as këmbë”, rrëfimi i trishtë i adoleshentit që koronavirusi i shkaktoi sëmundjen misterioze. Ja ç’thonë mjekët

  • 20 May 2020 - 18:41
“Nuk lëvizja as duar, as këmbë”, rrëfimi i trishtë i adoleshentit që koronavirusi i shkaktoi sëmundjen misterioze. Ja ç’thonë mjekët

Nje djale 14 vjecar ka rrefyer per CNN gjithcka i ndodhi atij teksa u semur e me pas edhe e mundi koronavirusin.

Babai i 14-vjeçarit që eshte sheruar tashme nga një sindromë e lidhur me koronavirus thotë se të gjitha simptomat filluan me një ethe të lehtë dhe disa skuqje në duart e djalit të tij në mes të prillit.

Quhet Jack McMorrow dhe ka qene i shtruar ne spital per shkak te problemeve te renda qe pati nga një sindromë që ka lidhje me coronavirusin, që i ka shkaktuar edhe ndaljen e zemrës.

“Kur vërejtëm simptomat e para ne mesin e prillit, nuk jemi brengosur edhe aq shumë. Nuk kemi menduar se bëhet fjalë për coronavirusin. Kam menduar se për shkak të ndonjë irritimi ka fituar temperaturë të madhe. Në duar ka pasur skuqje. Kemi biseduar me pediatrin e tij dhe ai i dha antibiotikë. Por, pas pesë ditëve gjendja shëndetësore u përkeqësua”, tregon babai i djalit.

Djali thote se “në fillim nuk kam menduar se jam infektuar me coronavirus. Kam pasur dhimbje të fytit, e kjo simptomë nuk është cekur si simptomë e COVID-19. Kur jam hospitalizuar dhe kur u zgjova në spital, ka qenë e hënë në mëngjes, nuk kam mundur as t’i lëvizë duart e këmbët. Kisha dhimbje kur edhe dikush tjetër tentonte të mi lëvizte. Mund ta përshkruaj sikur kur rryma më kaloi nëpër vena”.

Mjeku Coner i cili ka qenë i ngarkuar në Qendrën Medicinale në Colombia, ka thënë se Jack në një moment ka pësuar sulm në zemër.

“Kur erdhi në spital, ka pasur temperaturë të madhe, rrahje të shpejta të zemrës dhe tensionin e ulët të gjakut. Edhe pse më herët nuk ka pasur sëmundje kronike, nuk ka treguar simptoma shoku”, thote mjeku.

“Ky sindrom inflamator multisistemik nuk shkaktohet drejtpërdrejt nga virusi,” i tha CNN Dr. Jeffrey Burns, specialist i kujdesit kritik në Spitalin e Fëmijëve Boston.

“Hipoteza kryesore është se ajo është për shkak të përgjigjes imune të pacientit”. Raste të ngjashme janë raportuar ndërkombëtarisht, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

(Kosova Sot Online)