Abdixhiku fillon numërimin- i jep 40 ditë për rregullimin e rrugës së Veternikut

  • 21 May 2020 - 18:04
 Abdixhiku fillon numërimin- i jep 40 ditë për rregullimin e rrugës së Veternikut

Ministri në detyë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka premtuar se rruga e Veternikur do të rregullohet për 40 ditë.

Abdixhiku përmes Facebook-ut ka njoftuar se punimet në këtë rrugë të frekuentuar të kryeqytetit kanë filluar sot pas 2 vjetër mospune.

“Kjo përpjetëze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën.40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur.40 ditë.Dita e parë nisi sot”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)