Qeni besnik: Ruan trupin e pronarit të vrarë

  • 22 May 2020 - 13:26
Qeni besnik: Ruan trupin e pronarit të vrarë

Një qen besnik u fotografua duke qëndruar roje mbi njeriun që ishte vrarë në rrugë në Guadalajara në Meksikë

Sipas raporteve të mediave banorët e Guadalajara e lajmëruan policinë pasi dëgjuan krisma armësh dhe panë viktimën e shtrirë në rrugë.

Burri raportohet të jetë 25 vjeç dhe kishte disa plagë nga plumbat në trup, si dhe një në kokë. Njësitet emergjente e gjetën atë të vdekur.

Qeni, u gjet i ulur afër trupit të viktimës dhe qëndroi aty derisa policia po hetonte skenën e krimit. Mbetet e paqartë se çka nxiti krimin apo nëse viktima i njihte sulmuesit. Vendndodhja e qenit pasi u gjet afër pronarit është e panjohur po ashtu.

Numri i vrasjeve në Meksikë është shtuar shumë derisa kartelet e drogës po luftojnë njëri tjetrin për rrugë të trafikimit me sulme të kokëkrisura. Vitin e kaluar, në Meksikë u regjistruan 35588 vrasje, një rritje prej 2.7 për qind nga viti paraprak.

(Kosova Sot Online)