Alarmon Shkodra: Hajnat në timonin e pushtetit, po i rrënojnë themelet e shtetit

  • 22 May 2020 - 18:12
Alarmon Shkodra: Hajnat në timonin e pushtetit, po i rrënojnë themelet e shtetit

“Qeveritë e paafta për të bërë zgjerimin e zhvillimit ekonomik, për punësime , për të gjetur qytetari veten të inkuadruar në punë dhe për ta ndie kënaqësinë nga djersa e vet në përditshmëri, përpiqen të gjejnë rrugëdalje në një mënyrë apo tjetër. Sa më shpejt e më shkurt, sidomos kur e shohin fqinjin, kolegun e mikun e tyre, se si është pasuruar, edhe pse aftësia arsimore dhe inteligjenca e tij është në shkallë më të vogël. Pra, të gjithë, në Kosovë, kanë qenë njerëz me veti vjedhësi, abuzuesi i detyrës në shoqëri. Por për një pjesë, edhe detyrim. Ku dhe si duhet të mbërrihet qëllimi?! Keqpërdorimet dhe abuzimet kanë filluar nga klasa politike që në start Të gatshëm ishin që të shfrytëzonin kontributet e qytetarëve të vet edhe pse kurdoherë, kjo klasë ka përdorur termin dhe thirrjen: "qytetarë të nderuar", se ata janë përkushtues të nevojave të tyre, se ata janë për prosperitetin e tyre, se ata do ta mëkëmbin atdheun 'e tyre', se veç ata janë të dijshëm dhe potencial në çdo pikëpamje. Veç ata janë meritor edhe me paga e benificione të pakufishme. E qytetarët s'kanë kah t'ia mbajnë”, thotë Shefik Shkodra.

Analisti politik Shefik Shkodra, ka reaguar ashpër për vazhdimin e instalimit të krimit dhe korrupsionit në instancat e larta të shtetit të Kosovës, edhe tash e më shumë se 12 vjet në pavarësi. Madje, për të qenë një situatë tepër skandaloze, në krim dhe korrupsion po kapen e po denoncohen, por fatkeqësisht nuk po ndëshkohen, figura të larta politike, zyrtar të lartë të shteti, në nivel ministrash e ish kryeministrash. Një aferë korruptive e ka konfirmuar së fundi edhe Gjykata e Apelit, duke e konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës së hershme, sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. Ai ka theksuar se të gjithë këta pushtet humbës tani po zbulohen si njerëz pa etikë dhe pa moral, si thotë populli “Edhe të fiktë edhe të koritët”. Kjo është arsyeja pse qytetari këta njerëz i ndëshkoi me votë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Image
Shefik Shkodra

“Ai që merret me rrenën (mashtrimin), vjedhjen, amoralitetin dhe abuzimet tjera në shoqëri, nuk mërzitet shumë. Personi, cilëndo njërën prej këtyre vetive që e posedon, e mban si profesion të fshehtë, por i posedon që të gjitha. Kur zbulohet, njëherë përpiqet të mos e pranojë, po herën tjetër “kalitet” dhe nuk e mohon më si të tillë. Bëhet imun ndaj aktit që shkakton dëm të madh apo të vogël në shoqëri. Po bëhet profesionalist dhe i pandalshëm, nëse nuk e ndërpret forca ligjore. Veprimi i tij është shprehje e pakufizuar dhe lakmi e nxitje për përfitime parazitare dhe jashtë normales”, thotë analisti politik Shefik Shkodra

Sipas tij, vjedhja e shtetit, te një shumicë shqiptare, tani më është bërë normë ligjore e të fortit dhe duket krejtësisht normale, pasi nuk mendojnë për zhvillim ekonomik.

“Qeveritë e paafta për të bërë zgjerimin e zhvillimit ekonomik, për punësime , për të gjetur qytetari veten të inkuadruar në punë dhe për ta ndie kënaqësinë nga djersa e vet në përditshmëri, përpiqen të gjejnë rrugëdalje në një mënyrë apo tjetër. Sa më shpejt e më shkurt, sidomos kur e shohin fqinjin, kolegun e mikun e tyre, se si është pasuruar, edhe pse aftësia arsimore dhe inteligjenca e tij është në shkallë më të vogël. Pra, të gjithë, në Kosovë, kanë qenë njerëz me veti vjedhësi, abuzuesi i detyrës në shoqëri. Por për një pjesë, edhe detyrim. Ku dhe si duhet të mbërrihet qëllimi?! Keqpërdorimet dhe abuzimet kanë filluar nga klasa politike që në start Të gatshëm ishin që të shfrytëzonin kontributet e qytetarëve të vet edhe pse kurdoherë, kjo klasë ka përdorur termin dhe thirrjen: "qytetarë të nderuar", se ata janë përkushtues të nevojave të tyre, se ata janë për prosperitetin e tyre, se ata do ta mëkëmbin atdheun 'e tyre', se veç ata janë të dijshëm dhe potencial në çdo pikëpamje. Veç ata janë meritor edhe me paga e benificione të pakufishme. E qytetarët s'kanë kah t'ia mbajnë”, thotë Shefik Shkodra.

“Do të thotë, politika është ajo degë si mënyra më efikase dhe më e shpejtë për t'u pasuruar. Për ta kënaqur UNI-n. Prandaj, duhet t'i mbështetemi atyre të politikës. Duhet ta votojmë këtë apo atë përfaqësues të partisë politike. Sot te ne shohim dhe dëgjojmë shumë politikanë që nuk kanë lidhje me këtë çështje. Po, të kacavjerrë pas atij “liderit” që e bëjnë idhull në këtë shekull, vetëm e vetëm për përfitime.

Nuk ka mbetur, pothuajse, askush ose shumë pak të ndërgjegjshëm, që e ka futur kokën nën ombrellën politike. Është dëgjuar fjalë, po nuk kemi dëgjuar gjëra reale në veprimtarinë e këtyre njerëzve. Sot, po zbulohen një masë, po thuajse të gjithë, kudo që prek në institucione lokale apo qendrore. Dikush me afera më të mëdha e ndonjëri me gjëra sa për ta njollosur veten. Si mode. Do të thotë, edhe shpirti i idealistit më të madh është shndërruar në një abuzues kronik’, thotë Shefik Shkodra. Për shumë kë që nuk do të kishe besuar, Shkodra thotë se do të del si i tillë me damkë, e publiku po befasohet. “Ky është mësimi nga paraardhësit dhe bashkëkohësit nëpër institucionet tona. Shumë keq. Nga adhurimi e dashuria e madhe për lirinë e këtij vendi, për herë të parë, e në emër të kësaj fjale të madhe, të përfitohet nga grupe të vogla, me tendencë të zgjerimit të këtij rrjeti (se kur bëhemi shumë s'ka çka bën askush), është njolla më e dukshme në historinë e Kosovës në këtë kohë. Për këtë vend është dashur edhe më tutje të sakrifikojmë, së paku derisa t'i afrohemi një standardi të zhvillimit të përgjithshëm. Dhe jo të krijojmë bajraqe të të kaluarës, për inati të asaj ane edhe unë kam për ta bërë kështu apo ashtu. Këtu flenë injoranca e këtyre tipave. Këtu shfaqen abuzimet. Dhe kështu tregojnë vetë më në fund. Bota na ka ndihmuar, po ata tash po qeshin me ne. Po qeshin edhe armiqtë përreth. Nuk krijuam shtet të së drejtës, por vend hajnie, kriminaliteti dhe nepotizmi” thotë analisti Shkodra.

“Kleptomanët, si të sëmurë që janë në këtë pikëpamje, kur ngjet një dualizëm politik, këta e shfrytëzojnë klimën e përshtatshme, që profesioni i tyre të jetë sa më në vlugun e vet të nxehtë e përbirues. E dualizmi krijohet dhe nxitet tek ata që frikësohen nga hija e tyre, ngase kohën e kanë shfrytëzuar në afera të përmendura, tashmë me përplot shembuj korrupsioni e kriminaliteti. Ata nuk i kanë thënë vetes: ndal, asnjëherë. Këta janë pushteti. Çka vlen për këta, nuk vlen për të tjerët.

Ligjin e gjyqin po e mbajnë në dorë ata që po e mbajnë pushtetin si të pavdekshëm. Madje, ata (qe njëzet vjet) po e mendojnë veten si pronarë të këtij vendi. Njëherë, dashuri e madhe deri në eufori se, çka kemi bërë, dhe simpati nga bota e jashtme. Tash aq urrejtje e madhe ndaj tjetrit, është frika për humbje të pushtetit e të pronës së tyre paverifikuar”, është shprehur analisti politik Shefik Shkodra.

(Kosova Sot Online)