Shkarkohet sekretari i KEK’ut

  • 22 May 2020 - 21:03
Shkarkohet sekretari i KEK’ut

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se ka marrë një sërë vendimesh, të premten.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka shqyrtuar një numër çështjesh me rëndesi për korporatën. Si rjedhojë, ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme, ndër to edhe vendimin për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025”, bën të ditur një njoftim nga KEK’u.

Bordi ka njoftuar, ndër të tjera, se “shkarkoj nga detyra e pozites së Sekretarit të Ndërmarrjes z. Lulzim Zeqiri dhe emeroj në    pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit z. Nexhat Podrimaj”.

(Kosova Sot Online)