23 policë nga Prizreni testohen sot për COVID-19

  • 23 May 2020 - 07:46
23 policë nga Prizreni testohen sot për COVID-19

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren do të testohen sot për të parë nëse janë të infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin për media  e ka konfirmuar Zyrtari për informim i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ky vendim për testim vjen pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19.

Sipas Osmanollajt, të infektuarit tashmë janë vetëzioluar dhe nuk kanë deri tani ndonjë simptomë shqetësuese shëndetësore.

Ai tha se zyrtarët policorë të infektuar kryenin detyra të patrullimit edhe nga tereni edhe nga stacioni dhe sipas tij është mundësia që ata të kenë pasur kontakt edhe me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë policorë.

(Kosova Sot Online )