Hillary Clinton mbledh 2 milionë dollarë për Joe Biden-in gjatë konferencës me “Zoom”

  • 23 maj 2020 - 10:02
 Hillary Clinton mbledh 2 milionë dollarë për Joe Biden-in gjatë konferencës me “Zoom”

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka arritur t’i mbledhë dy milionë dollarë për fushatën e kandidatit Joe Biden gjatë një konference të organizuar me aplikacionin “Zoom”.

E nominuara për kandidate për presidente në vitin 2016 e organizoi këtë konferencë përmes aplikacionit të famshëm, ndërsa zyrtarët e Partisë Demokratike thanë se shuma e përgjithshme prej 60.5 milionë dollarëve ishte më e madhja që është mbledhur në një organizim të vetëm kur kandidati nuk ka qenë i pranishëm.

Ky organizim ndikoi që të hollat e mbledhura për kandidatin e Partisë Demokratike t’i afrohen shumës prej 61.7 milionë dollarëve që janë mbledhur këtë muaj nga Komiteti Kombëtar Republikan për Donald Trump-in.

Kjo po vlerësohet si një arritje e madhe për fushatën e ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, kur politikanët po detyrohen të bëjnë fushatë nga largësia përmes organizimeve në internet apo përmes intervistave në televizione.

Në anën tjetër, kundërkandidati i tij e ka një përparësi në këtë situatë për shkak të pozitës zyrtare që mban, duke pasur mundësi për më shumë paraqitje në publik, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)