India shënon rekord të rasteve të reja me Covid-19 për 24 orë

  • 23 May 2020 - 10:21
 India shënon rekord të rasteve të reja me Covid-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Familjare në Indi njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shënuar 6,654 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në botë shkoi në 125,101 persona, ndërsa numri i viktimave në 3,720, shkruan “CNN”.

Rajoni më i prekur deri më tani nga sëmundja e re është Maharashtra në pjesën perëndimore të vendit, ku janë shënuar mbi 44 mijë raste të infektimeve dhe 1,517 të vdekur.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, qeveria indiane ka njoftuar se nga java e ardhshme do të rifillojnë fluturimet brenda shtetit. Sidoqoftë, të ardhurit nga vendet e huaja do të vazhdojnë të jenë të detyruar për të qëndruar 14 ditë në karantinë.

Ndonëse India ka shënuar shifër të lartë të të infektuarve, numri i viktimave është ende i ulët në krahasim me shtetet më të mëdha evropiane dhe në krahasim me Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)