Gjermania shënon vetëm 10 viktima të Covid-19 për 24 orë

  • 25 May 2020 - 08:44
Gjermania shënon vetëm 10 viktima të Covid-19 për 24 orë

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani kanë vdekur 10 persona.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,257 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178,570 njerëz.

Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, varësisht nga situata e pandemisë.

(Kosova Sot Online)