Aksident në Mitrovicë, pesë të lënduar

  • 25 May 2020 - 15:57
Aksident në Mitrovicë, pesë të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në Mitrovicë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)