Fotografia e imamëve të Prishtinës duke e falur namazin e Bajramit me distancë sociale del në mediat britanike

  • 25 May 2020 - 17:44
Fotografia e imamëve të Prishtinës duke e falur namazin e Bajramit me distancë sociale del në mediat britanike

Tabloidi britanik “The Sun”, ka shkruar të dielën për festimin e Fitër Bajramit nëpër botë. Në këtë artikull është përmendur edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ku imamët kosovarë kanë falur namazin e Bajramit duke mbajtur distancën sociale

“Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të Ramazanit, gjatë së cilit 1.8 miliardë myslimanë në botë agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndimin e diellit”, ka shkruar The Sun.

Ndërkohë në këtë artikull është shpërndarë një fotografi nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, ku shihen disa imamë kosovarë duke e falur namazin e Bajramit.


(Kosova Sot Online)