Pavarësisht koronavirusit amerikanët festojnë në pishina pa asnjë masë mbrojtëse

  • 25 May 2020 - 19:50
Pavarësisht koronavirusit amerikanët festojnë në pishina pa asnjë masë mbrojtëse

Një numër i madh njerëzish në Missouri e harruan distancimin social dhe morën pjesë në një festë të populluar për Ditën Memoriale.

Tashmë në vend kanë nisur të qarkullojnë fjalët për një valë të dytë koronavirusi pasi disa pamje të shkrepura nga eventi tregonin njerëzit  me qindra në pishinë dhe në zonën e barit.

Guvernatori i Missourit, Mike Parson njoftoi për heqjen e pjesshme të karantinës në vend, dhe kjo nënkuptonte rihapjen e palestrave, hoteleve dhe pishinave. Por, kushti ishte që të ishin strikt me rregullat e distancimit social dhe higjienës.

(Kosova Sot Online)