E thotë ish kreu i Anti-Korrupsionit: Qeveria Kurti u rrëzua nga të korruptuarit, dhe nga frika e Ligjit Veting

  • 26 May 2020 - 13:37
E thotë ish kreu i Anti-Korrupsionit: Qeveria Kurti u rrëzua nga të korruptuarit, dhe nga frika e Ligjit Veting

“Pronat e zyrtarëve shtetëror tregojnë se si kanë punuar ata. Aksionar në shumë firma, mos raportim për shpenzimin e fondeve, pasuri e pafund dhe të kërkosh mbështetje nga populli, nuk kalon. I lidhi hajnia, tre përqindëshi, vendlindja thërret, fondi i Ahenit e deri te fondi i Miqve të TMK-së, të gjitha janë mbyllur pa raporte, pa transparencë dhe pa llogaridhënie. Të gjithë titullarët e këtyre fondeve janë pasuruar!!! Si të shpjegohet kjo. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies shpien drejtë korrupsionit. Të gjithë ish pushtetarët, shumica e titullarëve të partive politike janë hajna. Hajnat janë të shantazhuar”, thotë ish kreu u AKK-së Hasan Preteni.

Image
Hasan Preteni

Ish drejtori i Agjencionit Kundër-Korrupsionit Hasan Preteni, ndonëse e sheh qëllim mirë dhe vullnetmirë insistimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa osmanit, që në bashkëpunim me faktorët relevant ndërkombëtar, të fushës së të drejtës, të hartohet dhe zbatohet edhe në Kosovë Ligji Veting, që ishte projekt qendrorë i programit qeverisëse në koalicionin LVV-LDK, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti ky ligj do të pengohet dhe pamundësohet që të kalon në Kuvend.

Sipas pretendim, pavarësisht insistimit të Kryetares Osmani, është e pa besueshme të presh që partnerët e rinjve qeverisës, nëse e bëjnë qeverinë e re, do tas qojnë përpara edhe Ligjin Veting.

“Nuk e rrëzoi vetëm “mocionoi” Qeverinë, Isa Mustafa e partitë tjera opozitare, por lëvizjet e Albin Kurtit drejtë Vetingut, Bordeve dhe terminaleve. Mocioni ishte jo parimor dhe anti shtet! Pasuria e titullarëve të partive politike anti qeveri, është baza e tentimit të ndryshimit. Nuk e dëshirojnë Vettingun, nuk e duan Ligjin për Konfiskimi e Pasurisë, nuk e duan ndërrimin e pronarëve të terminaleve, nuk i duan ndryshimet progresive. Kosova është në udhëkryq, parti hajnie a parti modestie. Një maksimë e vërtetuar ndër shekuj “ pasuria ime është dëshmia kryesore se a kam punuar drejtë apo keq”. Pronat e zyrtarëve shtetëror tregojnë se si kanë punuar ata. Aksionar në shumë firma, mos raportim për shpenzimin e fondeve, pasuri e pafund dhe të kërkosh mbështetje nga populli, nuk kalon. I lidhi hajnia, tre përqindëshi, vendlindja thërret, fondi i Ahenit e deri te fondi i Miqve të TMK-së, të gjitha janë mbyllur pa raporte, pa transparencë dhe pa llogaridhënie. Të gjithë titullarët e këtyre fondeve janë pasuruar!!! Si të shpjegohet kjo. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies shpien drejtë korrupsionit. Të gjithë ish pushtetarët, shumica e titullarëve të partive politike janë hajna. Hajnat janë të shantazhuar”, thotë Hasan Preteni.

Madje ai thotë se befasohet shumë kur i sheh edhe të rinjtë, jo të hekur keq, e që i përkrahin këta keqbërës, gjë që nuk duhet ta bëjnë. “Keqbërësit nuk ju frikohen as shtetit e as Zotit. I kam 59 vjet dhe nuk e njohe asnjë person që ka keqpërdorur që ka qenë keqbërës dhe që fundi i ka ardhur mirë. Shumë divorce, shumë fëmijë të droguar, shumë të devijuar psikik. Nëse “ ngritesh” falso me para të keqpërdorura, fundin e ke të keq. Kosova e ka perspektivën tek ata që nuk janë të korruptuar, që e duan vendin ( pa folk patriotizëm) të vishesh kuq e zi, nuk je patriot, të lëshosh mjekrën e ti shkurtosh pantollat, nuk je besimtar. Dashuria ndaj shtetit reflektohet me vepër dhe me sjellje”, thotë eksperti i së drejtës Hasan Preteni, ish ushtarak i karrierës, epror i lartë i luftës së UÇK-së dhe dy mandate drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsion të Kosovës.

(Kosova Sot Online)